Maqedoni
Trençevska vizitoi kopshtin e fëmijëve “Breshia”, premtoi se do të ndihmoj ndërtimin e objektit shtesë
16.03.2023 15:27
Ministrja për punë dhe politikë sociale, Jovanka Trençevska, me suitën e saj qëndroi në Dibër...

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Jovanka Trençevska, me suitën e saj qëndroi në Dibër, ku vizitoi kopshtin e fëmijëve “Breshia”.
Trençevska në diskutimin e saj nënvizoi se fëmijët janë pasuria e jonë në të cilën duhet më shumë të shohim dhe të ndihmojmë, për arsye se fëmijët e ditës së sotëm rriten pa stereotipe në një shoqëri për të gjithë.
“Fëmijët tanë janë përgatitur për lojë pa kufi dhe pa paragjykime, të vazhdojmë të investojmë në rritjen dhe zhvillimin e tyre në mënyrë progresive, si brez i së ardhmes, do të investojmë si qeveri edhe në objektin shtesë të kopshtit, me çka do të mundësohet në rritjen e numrit të nxënësve në këtë kopsht. Ndërkaq të punësuarit në kopshtet e fëmijëve nga muaji mars do të marrin paga më të larta për mbi 2.000 denarë.”, - deklaroi ministrja për punë dhe politikë sociale, Jovanka Trençevska.
Ndërkaq, drejtoresha e Kopshtit të Fëmijëve “Breshia”, Hajrie Daçi, duke falenderuar Ministrinë për punë dhe politikë sociale dhe Komunën e Dibrës theksoi se në këtë kopsht kanë rritur numrin e të punësuarve dhe numrin e fëmijëve që janë të angazhuar në këtë kopsht, nga gjashtë grupe fëmijësh, sot ka 18 grupe, ndërkaq nga 69 fëmijë sot ka 366 fëmijë dhe nga 25 të punësuar, sot kemi 74 të punësuar që vetëm me këto shifra mundemi vetëm të mburremi, tha gjatë fjalës përshëndetëse, drejtoresha Hajrie Daçi.
Ministrja Trençevska vizitoi të gjitha grupet e fëmijëve dhe në fund për të nga fëmijët e kopshtit u mbajt edhe një program festiv.
ATLI DEMA
