Maqedoni
Komisioni për emrat personal me mendim negativ për “Ivan Mihajllovin”
16.03.2023 15:44
Komisioni për përdorimin e emrave personal në seancën e sotme ka dhënë mendim negativ për përdorimin e emrit Ivan Mihajlov...

Komisioni për përdorimin e emrave personal në seancën e sotme ka dhënë mendim negativ për përdorimin e emrit Ivan Mihajlov të dorëzuar nga shoqata Qendra e Kulturës “Ivan Mihajlov”-Manastir.
“Emërtimi i shoqatës “Ivan Mihajlov” është një provokim për ndjenjat kombëtare të popullit maqedonas, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një person të afërt me ideologjinë fashiste, i cili me veprimet e tij mohoi veçantinë e popullit maqedonas dhe në të njëjtën kohë, koha shkakton padurim, intolerancë dhe urrejtje në shoqërinë maqedonase.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ministria e Drejtësisë.
Komisioni u ul në ditën e fundit të afatit të përcaktuar me ligj, ndërsa deri më tani ka mendim negativ vetëm për “Ivan Mihailov”. Në bazë të këtij mendimi, ministri i drejtësisë, Krenar Loga, tani duhet të vendos nëse kjo shoqatë do të fshihet nga Regjistri Qendror. Komisioni ka diskutuar në përbërje të plotë. Kryetar i Komisionit për përdorimin e emrave personal është prof. dr. Sasho Cvetkovski, anëtar korrespondent i MANU-së. Anëtar i ri është edhe Evgenij Litovski - kurator, historian në Ministrinë e Kulturës.
FITIM KRYEZIU
