Maqedoni
Bashkimi Evropian, ndryshimet kushtetuese në duar të RMV-së
16.03.2023 15:58
Ndryshimet kushtetuese janë në duart e Maqedonisë së Veriut dhe Shkupi ta shfrytëzojnë dritaren e mundësisë...

Ndryshimet kushtetuese janë në duart e Maqedonisë së Veriut dhe Shkupi ta shfrytëzojnë dritaren e mundësisë, përcjellin përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Nga Brukseli, zyrtarët përkujtojnë karakterit multietnik të RMV-së dhe ruajtjen e këtij standardi me të drejta për të gjithë komunitetet që jetojnë në vendin tonë.
Nga burimet e Bashkimit Evropian konfirmojnë se institucionet dhe liderët e vendeve evropiane janë në komunikim me Shkupin dhe Sofjen dhe pikërisht kërkojnë nga Bullgaria të angazhohet për të mirën e rajonit, ndërsa për Maqedoninë e Veriut pos bashkëpinimit kanë një mesazh, se: BE-ja angazhohet deri në një masë të caktuar dhe nuk mund të përzihet në vendimet që i takojnë parlamentit nacional, në rastin tonë në ndryshimet kushtetuese.
Ata nuk i shohin të pamundura kushtet për ndryshimet kushtetuese në qoftë se shihen nën prizmin e së ardhmes evropiane të qytetarëve, shtetit, rajonit dhe vet BE-së, në kohën kur situata në Ukrainë ka ndryshuar gjeopolitikën e unionit. Nga burimet diplomatike rekomandojnë që të gjendet zgjidhje për problemet dypalëshe sipas modeleve të vendeve rajonale. Konsensusi dhe pajtueshmëria të jenë dy baza mbi të cilat ndërtohen vendimet. Në drejtim të procesit të skriningut, theksuan nevojën e përgatitjes së administratës, të cilët e quajtën çelës të procesit negociues. Ndërkohë vazhdon skriningu shpjegues për klasterin e katërt, mes delegacionit të shtetit dhe Komisionit Evropian për kapitujt 21 dhe 15.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
