Maqedoni
Kovaçevski: Pensionet rriten për 8.4%
16.03.2023 16:13
Pensionet e marsit u rriten për 8.4% apo mesatarisht nga 17.666 denarë rriten në 19.150 denarë....

Pensionet e marsit u rriten për 8.4% apo mesatarisht nga 17.666 denarë rriten në 19.150 denarë. Siç bëri të ditur kryeministri Kovaçevski pas mbledhjes së këshillit të sigurisë sociale, përveç këtij korrigjimi të pensioneve, këtë vit do të pasojë edhe një tjetër në shtator duke u përshtatur sipas kostos së jetesës dhe rritjes së pagës minimale.
“Këshilli i sigurimeve sociale miratoi në mbledhjen e sotme rritjen e pensioneve. Pensionimi mesatar nga 17.666 denarë do të rritet në 19.150 denarë. Rritja e pensioneve të marsit sipas metodologjisë do të jetë rritje prej 8.4% që është më shumë se sa pritej. Me rritjen e pensioneve që ndodhen vitin e kaluar në mars dhe në shtator, së bashku me këtë rritje dhe me atë që pason në shtator, pensionet do të rriten për 25%, gjë që nuk ka ndodhur më parë në historinë e shtetit.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski njoftoi se për një vit kalendarik rritja e pensioneve do të jetë rreth 16 %.
GYLTENE SINANI
