Botë

Borrell dhe Varhelyi në Tiranë: Reforma në drejtësi, nëse doni sa më shpejtë në BE

16.03.2023 16:30

Nga Tirana, përfaqësuesi për politikën e jashtme të BE-së, Joseph Borrell dhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi...

Nga Tirana, përfaqësuesi për politikën e jashtme të BE-së, Joseph Borrell dhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, i dhanë mesazhe të qarta mbështetëse Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE. Pas mbledhjes së Komitetit të 12-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit, ata i bënë thirrje Shqipërisë të vijojnë me reformën në drejtësi dhe thanë se e duan Rajonin sa më shpejt në BE.
 
“Hera e parë që e mbajmë Këshillin në Tiranë. Për t’i treguar popullit që po i afroheni BE-së. Sinjal të fuqishëm për angazhimin e BE-së ndaj rrugëtimit shqiptar.  Marrim në konsideratë përparimin, shqyrtojmë çfarë është bërë, ku ka nevojë për përpikej, çfarë pune kemi para. Mesazhi kryesor: Angazhimi i patundur për integrimin e Shqipërisë. Po punojmë për integrimin e Shqipërisë në të gjitha linjat. Ky vend ka treguar angazhim të fuqishëm ndaj reformave të nevojshme, etapat e rëndësishme veçanërisht në drejtësi. Të përshpejtohen reformat!”, - deklaroi Joseph Borell.
 
“Ne duam që ky rajon të jetë pjesë e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. KE është këtu për të kërkuar më shumë, përshpejtim reformash. Ramë dakord se nëse gjithçka shkon mirë, do të jetë një vit i mbarë. Është e rëndësishme t’i vijojmë këto takime. Ajo që shohim është se progresi i përgjithshëm është shumë i mirë. Inkurajuam kryeministrin të bëhet më shumë dhe reforma po jep rezultate. Shqipëria të vazhdojë në këtë drejtim.”, - theksoi Oliver Varhelyi.
 
“Jemi në krye të trenit të integrimit ku roli ynë vlerësohet si model në aspektin e promovimit të paqes, dialogut..”, - tha Edi Rama.
 
Kryeministri Rama u tha zyrtarëve evropian, se personat e lidhur me krimin, nuk e kanë më mburojë shtetin. Po ashtu, ai u tërhoq nga projekti për “pasaportat e arta”.
 
“Cilido qoftë, nëse ka punë me drejtësinë, të marrë avokat. PS që qeverisë, qeveria nuk ofron shërbime avokatie për askënd dhe kjo është arritje domethënëse e qeverisë kur duam të hyjmë në një fazë të re në prokurimet publike. Reformë që përmbys sistemin e prokurimeve. Heqja e prokurimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë.”, - u shpreh Edi Rama.
 
Borrell dhe kryeministri Rama, folën edhe për dialogun Prishtinë-Beograd, duke u shprehur besimplotë për një marrëveshje më 18 mars në Ohër.
 
“Më 27 shkurt teksti është përmbyllur për marrëveshjen. Kjo marrëveshje shpresë për normalizim marrëdhëniesh, por duhet zbatuar. Po punojmë për zbatimin e saj një shtojcë, pjesë përbërëse e marrëveshjes që do të detyrojë palët të sigurojnë afatet dhe modalitetet se si. Shpresoj se do të bien dakord për modalitetet dhe afatet. Nëse ndodh, BP do të festojë  vetëm hap të jashtëzakonshëm.”, - deklaroi Borrell.
 
“Shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd. Dokumenti i paraqitur prej jush është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës dhe Serbisë dhe dua të besoj se asnjëra palë nuk do t’ia lejojnë vetes të mos e përqafojnë plotësisht dokumentin, sepse ShBA e BE i ka ofruar Kosovës, Serbisë, rajonit, një rrugë të re e portë të re paqeje.”, - theksoi Edi Rama.
 
Në Tiranë, komisionari për zgjerim Varhelyi foli për financimin e ndërtimit të Kolegjit Evropian, që pritet ta nisë procesin e pranimeve që në shtator të këtij viti.
 
LULJETA NDOKA