Botë
Rusia nuk heq dorë nga Bakhmudi
16.03.2023 16:55
Seri sulmesh ruse në shumë qytete të Ukrainës, por betejat më të ashra luftarake janë duke u zhvilluar në qytetin Bakhmud....

Seri sulmesh ruse në shumë qytete të Ukrainës, por betejat më të ashra luftarake janë duke u zhvilluar në qytetin Bakhmud. Luftimet intensive janë duke u zhvilluar prej disa muajsh për kontrollin e këtij qyteti në rajonin lindor të Donjeckut. Sipas njoftimit të përditshëm të lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, trupat ukrainase zmbrapsën me sukses “sulme të shumta” në zonat veriore dhe perëndimore të Bakhmudit, veçanërisht në Orikovo-Vasilivka dhe Bodanivka.
“Rusia vazhdon të kryejë sulme, pavarësisht humbjeve. Ne kemi arritur të zmbrapsim forcat ruse, të cilat pretendojnë ta marrin qytetin e Bakhmudit. Këtë gjë nuk do ta lejojmë dhe do të luftojmë deri në fund.”, - deklaroi zëdhënësi i ushtrisë ukrainase.
Në kohën që ushtria ukrainase pretendon se ka zmbrapsur ushtrinë ruse nga Bakhmudi. Kreu i grupit ushtarak rus “Ëagner” deklaron se Bakhmudi, tashmë është në duart e tyre.”, - theksoi Yevgeny Prigozhin nga “Ëagner”.
“Në mungesë të municioneve dhe raketave, në betejat më të ashpra, trupat tona rrethojnë Bakhmudin gjithnjë e më shumë. Vendbanimi Zaliznianske u pushtua nga trupat tona.”
Forcat ruse vazhdojnë të përparojnë drejt qendrës së qytetit, duke prerë linjat e furnizimit me energji elektrike, në përpjekje për ta rrethuar qytetin. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se mbrojtja e Ukrainës ka arritur “momentin e saj vendimtar”, pasi Rusisë tani “po i mbarojnë opsionet”.
“Rusisë i është dashur të mbështetet në Iranin dhe Korenë e Veriut dhe të përdorë pajisje të Luftës së Dytë Botërore. Kështu që Rusisë po i mbarojnë mundësitë dhe miqtë.”
“Ëagner” që nga vera e kaluar është përfshirë në mënyrë aktive në luftën në Ukrainë, duke rekrutuar të dënuar nga burgjet dhe kolonitë penale në të gjithë Rusinë, shpesh me premtimin e shlyerjes për ata që kryejnë gjashtë muaj në front.
FARIJE DAUTI BAKIJU
