Maqedoni
Ulja e çmimeve të produkteve, qytetarët: Afati për 3 muaj nuk është zgjidhje
16.03.2023 17:25
Prej sot makaronat në dyqanet e vendit duhet të jenë më të lira për 15%, kurse produktet e qumështit për 10%...

Prej sot makaronat në dyqanet e vendit duhet të jenë më të lira për 15%, kurse produktet e qumështit për 10%. Këtë e parasheh vendimi për uljen dhe ngrirjen e çmimeve të makaronave dhe produkteve qumështore nga 16 mars deri më 31 maj të cilin e miratoi qeveria e RMV-së.
Qytetarët e anketuar nga TVM-2 shprehen se kanë vërejtur ndryshime, por shtojnë se me këto ulje çmimesh janë të pakënaqur. Shprehen skeptik për ngrirjen e çmimeve për afat kohor 3 mujor, i cili sipas tyre nuk është zgjidhje e duhur.
“Nëse ka ndryshime 5 denarë apo 10 denarë ato nuk janë ndryshime dhe pas 3 muajve çka do të ndodh?”, - tha një qytetar.
“Çmimet ndryshe janë atje, këtu ndryshe.”, - u shpreh një qytetar tjetër.
“Shumë pak, japin premtime, por nuk ka ndryshime.”, - tha një qytetar tjetër.
“Kishte lirime 10% apo 15% makaronave, jogurtit.”, - u shpreh një qytetar.
“Ka ulje të çmimeve, por jo si duhet të jenë.”, - u shpreh një qytetar.
“Ende nuk e kam vërejtur.”, - tha qytetari.
Qytetarët përveç ankesës për çmimet e larta të produkteve ushqimore bazë shprehin shqetësim edhe për çmimin e lartë të energjisë elektrike. Ata apelojnë deri te Qeveria që të ndërmerr masa për këtë çështje, sepse e rëndon tej mase buxhetin familjar.
REJHANE METAJ
