Maqedoni
Komisioni për emrat, "Ivan Mihajlov" është fshirë nga regjistri qendror
16.03.2023 17:59
Komisioni për përdorimin e emrave personal vendosi që “Ivan Mihajlov” nuk mund të përdoret si emër i shoqatës...

Komisioni për përdorimin e emrave personal vendosi që “Ivan Mihajlov” nuk mund të përdoret si emër i shoqatës, sepse është provokim për ndjenjat kombëtare të popullit maqedonas.
“Përdorimi i këtij emri të shoqatës bazohet në faktin se i referohet një personi të afërt me ideologjinë fashiste, i cili me veprimet e tij mohoi veçantinë e popullit maqedonas dhe në të njëjtën kohë shkakton padurim, intolerancë dhe urrejtje në shoqërinë maqedonase.”, thuhet në deklaratën e Komisionit.
Nga Ministria e drejtësisë kanë konfirmuar për Servisin publik se vendimin do ta nënshkruajë ministri, Krenar Loga, sipas mendimit negativ të marrë më parë nga Komisioni. Menjëherë më pas kjo shoqatë do të fshihet nga Regjistri Qendror. Vendimi merret para përfundimit të vetë mandatit. Sipas ndryshimeve në Ligjin për shoqata dhe fondacione, u ndalohet shoqatave civile, fondacioneve dhe partive politike të përdorin emra, pseudonime që lidhen me fashizmin, nazizmin, dhe gjenocidin. Ligji është prapaveprues dhe zbatohet për shoqatat dhe fondacionet tashmë të regjistruara.
