Botë

Macron shmang votimin në Parlament për rritjen e moshës së daljes në pension

16.03.2023 18:40

Qeveria franceze do të vijojë me reformat jopopullore të pensioneve duke shmangur votimin në Asamblenë Kombëtare.....

Qeveria franceze do të vijojë me reformat jopopullore të pensioneve duke shmangur votimin në Asamblenë Kombëtare.
 
Edhe pse projektligji për ta rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 kaloi në dhomën e sipërme të enjten, ministrat e kuptuan se mund të mos fitonin mbështetjen e deputetëve.
 
Kryeministrja Élisabeth Borne përmendi nenin 49/3 të kushtetutës që i mundëson qeverisë të shmangë votën në Kuvend.
 
“Ne nuk mund të vëmë bast për të ardhmen e pensioneve tona dhe kjo reformë është e nevojshme,” tha ajo gjatë seancës së zhurmshme në Dhomën e Ulët.
 
Ndërsa kryeministrja bënte të ditur lëvizjen e radhës, deputetët e krahut të majtë kënduan himnin kombëtar La Marseillaise teksa në duar mbanin pankarta ku shkruhej “Jo 64”.
 
Fjalimi i saj u ndërpre më pas me thirrjet “Dorëheqje, dorëheqje!” Kalimi i projektligjit pa votim e ekspozon qeverinë ndaj një mocioni censure dhe rrezikon të shkaktojë trazira në vend.