Maqedoni

Marrëveshja për Stabilizim Asociim, Borrell dhe Varheyi takime zyrtare në RMV

17.03.2023 12:04

Në Shkup ka filluar takimi për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski....

Në Shkup ka filluar takimi për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe komisionerit evropian për punë të jashtme, Josep Borel. 
 
Ky është takimi i 16-të me radhë për një marrëveshje që vendi nënshkroi për herë të parë në rajon në vitin 2001.Kanë kaluar 22 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në. Kjo marrëveshje, e cila është edhe temë kryesore e takimit të sotëm,  është korniza bazë ligjore që rregullon marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe vendeve anëtare të BE-së deri në anëtarësimin e saj në Union. 
 
Në takimin e 16-të për Marrëveshjen që mbahet në Shkup, bashkëkryesues është komisionari evropian për zgjerim, Oliver Varhey. Kryeministri i vendit Kovaçevski  dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Jozef Borrel, në konferencën e përbashkët për media theksuan se temat kryesore për të cilat u diskutua  janë të lidhura drejtpërdrejtë  me progresin e vendit drejt rrugës evropiane, çfarë prej detyrave nga Marrëveshja  është përmbushur deri më tani, si dhe për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrë vendi për të përmbushur kushtet për hapjen e kapitujve të negociatave, Marrëveshja është instrumenti ligjor kyç që tani për tani na ofron vazhdimësi në monitorimin e fushave që kanë nevojë për reforma përmes organeve të saj si komiteti dhe nënkomisionet. Informacione më të hollësishme lidhur me takimin e nivelit të lartë në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim  do të mund të ndiqni në edicionin e radhës në ora 16.