VMRO-DPMMNE: Zaev, marionetë e shërbimeve të huaja
Kështu vlerëson në një reagim me shkrim VMRO-DPMNE pas konferencës se kreut të LSDM-së...

Me konferencën e sotme për shtyp dhe të tjera të këtij lloji, Zaevi me qëndrim joserioz dhe të papërgjegjshëm, duke pranuar që të jetë një mjet dhe marionetë e shërbimeve të huaja, ai padyshim i kënaqur vazhdon të jetë pjesë e skenarit të krijuar, që është në interes të një pale të tretë që nuk i dëshiron të mirën Maqedonisë.
Kështu vlerëson në një reagim me shkrim VMRO-DPMNE pas konferencës se kreut të LSDM-së, në të cilën publikoi materialin e përgjimit, për të cilat tha se janë bërë nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim.
Në reagimin e VMPRO-DPMNE-së thuhet se materialet, të cilat janë në duart e Zaevit, janë marrë në bashkëpunim me shërbimet e huaja.
“Zaevi sot filloi me realizimin e publikimit të materialeve të ndryshme, për të cilat ai vetë e njoftoi kryeministrin Gruevski se i ka fituar në bashkëpunim me shërbimet e huaja dhe posaçërisht për këtë ngjarje ka filluar një procedurë kundër tij, ku dhe një pjesë e të dyshuarve tashmë kanë pranuar se kanë punuar për të holla dhe për shërbimet e huaja”- thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia në pushtet thonë se “Zaevi dëshiron që gjithë opinionin maqedonas, si dhe bashkëpartiakët të mbahen peng, ndërsa publiku të jetë nën kërcënime. Zaevi ka një qëllim të qartë, transparent dhe sipërfaqësor për të paraqitur veten si viktimë dhe atë në një situatë kur ai është asgjë, por një “kukull” që punon dhe vepron për interesa të huaja. Ky skenar nuk do të kalojë dhe për të gjithë këtë institucionet në kornizë të të drejtave ligjore dhe kushtetuese duhet të përcaktojnë të gjitha faktet dhe rrethanat, por edhe motivet dhe qëllimet e inspiratorit dhe mbështetësit, si dhe të autorëve të këtij skenari"- thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së.
Nga partia e Gruevskit ftojnë liderin e LSDM-së, nëse ka ndonjë material me të cilin pretendohet se ka sjellje të paligjshme të cilitdo person, t’i dorëzojë tek autoritetet kompetente për veprim të mëtejshëm ligjor dhe të përfundojë procedura transparente dhe ligjore. (Sanije Kasami, TVM2)
