Botë

Përmbytje në disa vende të botës, viktima dhe shtëpi të shkatërruara

17.03.2023 12:13

Turqia dhe Siria janë prekur nga shirat e dendur dhe përmbytjet. Ka të vdekur dhe të plagosur.....

Turqia dhe Siria janë prekur nga shirat e dendur dhe përmbytjet. Ka të vdekur dhe të plagosur. Vendbanimet ku ndodhen të mbijetuarit e tërmeteve katastrofike janë prekur. Përmbytjet në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën e Jugut.
 
Të vdekur dhe të zhdukur nga përmbytjet që përfshiu rrugët e dy qyteteve në Turqinë juglindore, tashmë të shkatërruar nga tërmetet e muajit të kaluar. Disa persona janë evakuuar nga një kamp ku ishin vendosur pas tërmetit shkatërrues. Shkollat janë mbyllur dhe pacientët e spitalit janë transferuar në ambiente të tjera. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shtuar hallet e mijëra njerëzve që kanë mbetur pa shtëpi. Stuhi dhe përmbytje edhe në Sirinë verilindore. Banorët thonë se janë lënë më vete për të përballuar me hallet e përmbytjeve. Autoritetet kanë raportuar se për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, uji i pijshëm në zonën më të populluar të vendit është i pasigurt. 
 
Shirat që nga janari morën 50 jetë dhe prekën mbi 20 mijë shtëpi. Reshjet kanë vazhduar edhe në bregun verior të Paqësorit. Përmbytje ka në Kaliforni, e cila është sërish nën sulmin e të ashtuquajturve "lumi atmosferik". Pothuajse 170 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike. Rrugët dhe shkollat janë mbyllur. Stuhi gjithashtu në bregun verilindor të ShBA-ve. Stuhi vdekjeprurëse edhe në kontinentin afrikan. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Malavi. Cikloni Freddy deri më tani ka vrarë mbi 200 njerëz në pjesën jugore të Afrikës. Viktima ka edhe në Mozambik.