Botë
Ukrainë, Sllovakia e Polonia dërgojnë aeroplan luftarak
17.03.2023 13:42
Ndihma e re për Ukrainën nga vendet përkrahëse ka filluar të arrijë, përfshirë aeroplanët luftarak....

Ndihma e re për Ukrainën nga vendet përkrahëse ka filluar të arrijë, përfshirë aeroplanët luftarak. Qeveria sllovake ka vendosur ta furnizojë ushtrinë ukrainase me aeroplanë MIG 29 nga koha sovjetike, të cilët tanimë nuk i shfrytëzon. Po ashtu, dhjetëra aeroplan luftarak MIG 29, ushtria ukrainase do t’i merr edhe nga Polonia. Edhe Maqedonia e Veriut ka dërguar ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë edhe aeroplanët Suhoi, të cilët janë përdorur në konfliktin e vitit 2001.
“Këto aeroplanë MIG që ia japim Ukrainës kanë për qëllim të mund të mbrojnë civilët nga bombat që i godasin shtëpitë e tyre dhe strehimoret. Ua japim MIG-at tanë me qëllim që të mbrojnë jetë.”, - deklaroi presidenti i Polonisë, Andrej Duda.
Kremlini ka kritikuar Poloninë dhe Sllovakinë ndaj paralajmërimit se do të dërgojnë avionë luftarakë në Ukrainë. Në një deklaratë të shkurtër, Kremlini tha se avionët do të shkatërrohen dhe nuk do të bëjnë ndryshim në rrjedhën e konfliktit. Ndërkohë në Bakhmud vazhdojnë betejat e ashpra. Sulmet ruse ndaj vendbanimeve ukrainase lanë civilë të vrarë, teksa ushtria ukrainase tha se zmbrapsi me sukses një seri sulmesh të reja ruse në qytetin e Bakhmudit dhe zonat përreth rajonit lindor të Donjeckut. Ndërkohë, në jug, administrata ushtarake e rajonit raportoi se qyteti i Khersonit iu nënshtrua sërish granatimeve të forta nga ushtria ruse.
Guvernatori i rajonit të Donjeckut, tha se dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën. Rusia do të përgjigjet për të gjitha krimet e bëra në Ukrainë, thotë presidenti Zelensky.
“Do të vijë dita kur të gjithë kryerësit e krimeve të luftës kundër ukrainasve do të nxirren para drejtësisë, në sallat e gjykatës ndërkombëtare dhe gjykatat nacionale.”, - theksoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Nga ana tjetër Kina shprehet e shqetësuar për shkak të eskalimit të luftës në Ukrainë dhe apelon që dy vendet të ulen në bisedime për paqe. Presidenti kinez do ta vizitojë Moskën me 20 mars, me ftesë të presidentit rus, Putin.
VLORA LATIFI TOPOJANI
