Botë

Mal i Zi/ Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen më 11 qershor

17.03.2023 14:15

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shpalli 11 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare....

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shpalli 11 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
 
Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviç, duke iu referuar Kushtetutës së vendit, nxori dekretin për shpërndarjen e përbërjes së deritashme të Kuvendit.
 
Ai e mori vendimin pasi kjo shumicë parlamentare nuk arriti të formonte Qeverinë e re, apo të riorganizonte Qeverinë ekzistuese, së cilës iu votua mocioni i mosbesimit, gushtin e kaluar.
 
Kjo ndodhi pak kohë pasi Qeveria e Dritan Abazoviçit nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe
 
Të dyja vendimet e Gjukanoviçit vijnë në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.
 
Gjukanoviç është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve në këto zgjedhje.
 
Në garë do të jenë edhe gjashtë kandidatë të tjerë.