Botë
Shkup, Këshilli për Stabilizim-Asociim, Borell: Ndryshoni kushtetutën, luftoni krimin!
17.03.2023 14:40
BE me mbështetje të plotë dhe të fuqishme ndaj Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e Këshillit për Stabilizim...

BE me mbështetje të plotë dhe të fuqishme ndaj Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim të zhvendosur për herë të parë në Shkup si sinjal për anëtarësimin e vendit në BE. Në analizën e bërë për përparimet dhe ngecjet u dhanë vlerësime pozitive, por që u vazhdim i reformave, me theks të veçantë sundimin e së drejtës, luftimin e korrupsionit si dhe ndryshimet kushtetuese.
“Mendoj se do të duhet të punohet që gjërat të ndodhin. Maqedonia e Veriut u angazhua se do të ndryshojë kushtetutën dhe në të përfshij qytetarët të cilët jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe të cilët janë pjesë të kombësive të tjera, siç janë bullgarët. Këtu s’ka asgjë për t’u çuditur. Nëse shikojmë kushtetutën e vendit më të ri të BE-së, Kroacisë, ata kanë më së pakti 22 bashkësi të ndryshme që jetojnë në shtet, ndërkohë që shteti juaj veç më jep shembullin e shkëlqyer të një shoqërie multietnike.”, - deklaroi nënkryetar i Komisionit evropian, Zhozep Borell.
Kovaçevski: Në rrugën e duhur të kyçet opozita
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i bindur se vendi po praktikon vlerat evropiane dhe është duke ecur në rrugën e duhur. Ai shprehu optimizmin se anëtarësimi do të ndodh në vitin 2030, ndërkohë që ftoi opozitën të kontribuojë në ndryshimet kushtetuese.
“Të gjitha parakushtet për përfshirje qind për qind të opozitës në të gjitha proceset për integrim në BE-së janë bërë, përfshirë këtu edhe miratimin e amendamenteve në ndryshimet kushtetuese. Tani i mbetet opozitës të mendojë në mënyrë strategjike dhe atë që e thonë deklarativisht ta zbatojnë në praktikë.”, - theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Varhej: Për anëtarësim nevojitet unitet kombëtar
Komisionari për zgjerim, Oliver Varheji, rikujtoi se për ta shpjer para anëtarësimin, nevojitet unitet kombëtar, pasi sipas tij BE-ja veç më ka dhënë mbështetje të fuqishme.
“Absolutisht jam optimist, u tha viti 2030, unë këtë nuk mund ta them, mund të jetë më herët, mund të jetë edhe më vonë, gjithçka varet nga zbatimi i reformave nga ana e Maqedonisë së Veriut. Ne kemi dhënë sinjale të fuqishme dhe të qarta. Zgjerimi është top prioritet për liderët tanë dhe për BE-në. Andaj, konsideroj që nëse Maqedonia e Veriut përmbush kushtet për hyrje në BE, do të ketë vendime pozitive.”, - u shpreh komisionari për zgjerim, Oliver Varheyi.
Zyrtarët evropian gjithashtu theksuan rëndësinë e realizimit të pakos financiare evropiane në vlerë prej 80 milion eurove për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve në Maqedoni, si dhe uniteti i nevojshëm në politikat gjeostrategjike kundrejt agresionit rus në Ukrainë.
MERAL ISMAILI
