Maqedoni

Studentët dhe maturantët, protesta para MASh-it, shkurtim të materialit, rritje të racionit

17.03.2023 15:07

Organizata për Dialog dhe Afirmim të Gjimnazistëve dhe Nxënësve “ODAS”...

Organizata për Dialog dhe Afirmim të Gjimnazistëve dhe Nxënësve “ODAS”  pasdite do të realizojë takim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të paraqitur kërkesën për shkurtimin e materialit për provimin e maturës shtetërore ose uljen e numrit të provimeve të brendshme.  Ata zhvilluan  protestë para Ministrisë së Arsimit, së cilës iu bashkuan edhe studentët e organizuar nga lëvizja “Rezistenca Studentore”, të cilët potencuan  problemet e tyre.
 
“Kaluam mësimin online, kërcënimet me bomba, grevat e mësuesve që kemi mbështetur, grevat e JSP-së që vështirësuan ardhjen e nxënësve në shkollë. Të gjithë këta faktorë do të ndikojnë patjetër në dhënien e provimit të maturës shtetërore. Jemi brezi më i dëmtuar dhe nuk kemi pasur një vit të tërë shkollor të pandërprerë. Na thuhet se ka material të shkurtuar, por ne  nuk kemi njohuri. Ne presim një takim me ministrin Shaqiri dhe është paralajmëruar për sot.”, - deklaroi Anisia Ugrinovska nga “ODAS”.
 
“Qëllimi i kësaj proteste është që Qeveria nuk po dëgjon  problemet tona. Kërkojmë rritje të shumës së racionit të subvencionuar të studentëve, respektim të afateve të pagesës për racionin  e subvencionuar që vonohet pas një muaji dhe për bursat që vonohen gjashtë muaj. Na kanë gënjyer për përmirësimin e kushteve në konviktet e studentëve dhe nuk ka asgjë nga rinovimi, kushtet janë ende katastrofale.”, - theksoi Teodora Naumovska nga “Rezistenca studentore”. 
 
MASh paralajmëron takim me QShP, do të shqyrtohen mundësitë ligjore
 
Ditë më parë, ministri i arsimit Jeton Shaqiri, paralajmëroi se javën e ardhshme do të realizojë takim me Qendrën shtetërore të provimeve që të shqyrtohen mundësitë ligjore apo çfarë lejon ligji të ndryshohet, sepse provimet e maturës veçmë  janë caktuar. Provimet  e maturës shtetërore fillojnë më datë 27 maj. 
 
FLUTURA LATIFI