Maqedoni

Kryqi i kuq i RMV-së, shënohet 78 vjetori i themelimit

17.03.2023 15:17

Me një manifestim solemn u shënua 78 vjetori i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Dita e Dhurimit të Gjakut...

Me një manifestim solemn u shënua 78 vjetori i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Dita e Dhurimit të Gjakut. Kryetari i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Romel Velev, tha se gjatë vitit të kaluar kanë arritur të mbledhin rreth 58 mijë njësi gjak.
 
“Me vazhdimin e situatës me Covid, arritëm të mbledhim 52 mijë njësi gjaku të parashikuara, të cilat i tejkaluam dhe arritëm diku rreth 58 mijëra njësi gjaku, çka flet shumë për veprimtarinë e organizatave tona komunale.”, - deklaroi kryetari i Kryqit të kuq të RMV-së, Romel Velev. 
 
Sipas ministrit të shëndetësisë, Fatmir Mexhiti,  kjo datë lidhet me zhvillimin historik të Kryqit të Kuq, i cili në vendin tonë është një kujtim i gjithë 78 viteve të kaluara të veprimtarisë, angazhimit vullnetar, ndihmës dhe mbështetjes në komunitet.
 
“Përmes aktit të dhurimit të gjakut në të ardhmen do të përpiqemi  të sigurojmë gjak  dhe produkte të gjakut për të plotësuar nevojat e sistemit shëndetësor  në RMV. Gjëja që do të kontribuojë në ndërtimin e  komuniteteve  të qëndrueshme.”, - theksoi ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. 
 
Në këtë përvjetor u tha se ne të ardhmen do të punohet ne promovimin e formave të reja të edukimit të bashkëmoshatarëve në institucionet arsimore në edukimin dhe trajnimin e më shumë edukatorëve për motivues dhe dhurim vullnetar të gjakut.
 
REJHANE METAJ