Maqedoni
Bruksel, vazhdon skriningu shpjegues për kapitullin e 27-të
17.03.2023 16:34
Në Bruksel ka vazhduar skriningu shpjegues për kapitullin e 27-të, kllaster i katërt që përfshin ndryshimet klimatike dhe mjedisin....

Në Bruksel ka vazhduar skriningu shpjegues për kapitullin e 27-të, kllaster i katërt që përfshin ndryshimet klimatike dhe mjedisin. Njëherit, këto fusha paraqesin kusht për zhvillimin e gjelbër ekonomik dhe kapin volumin e 25 për qindëshit të legjislacionit evropian.
Zëvendëskryenegociatorja, Drita Abdiu Halili, numëroi aktivitetet që ka ndërmarrë qeveria në këtë drejtim, strategjinē afatgjate deri më 2050 , e miratuar nga ekzekutivi shtetëror, si dhe ligjin për veprim ndaj klimës, i cili është në përputhje me direktivat e BE-së, e sipas Halilit, ligji gjenden në fazën e konsultimit publik.
“Kohët e fundit, ne kemi bërë përpjekje për krijimin e një sistemi të integruar rajonal të menaxhimit të mbeturinave dhe tashmë kemi siguruar financim për 5 rajone (Vardarin, Pollogun, Pellagoninë, rajonin jugperëndimor dhe juglindor). Gjithashtu kemi përafruar legjislacionin tonë kombëtar me legjislacionin e BE-së mbi menaxhimin e mbetjeve, kryesisht përmes miratimit të një pakoje të rëndësishme legjislative për mbetjet.” - tha Drita Abdiu-Halili.
Kjo fushë sipas standarteve të BE-së, krahas sfidave kërkon edhe më shumë mjete financiare për arritjen e standardeve evropiane. Javën e ardhshme do të fillojë skriningu bilateral për Klaster 3, “Konkurrenca dhe rritja inkluzive” me kapitujt 10 dhe 16, “Shoqëria informatike dhe mediat” dhe “Tatimet”.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
