Maqedoni
Lëvizja Antibixhoz, të miratohet ligji për lojërat e fatit
17.03.2023 16:48
Lëvizja Antibixhoz kërkon nga vendimmarrësit e vendit tonë që të marrin përgjegjësi individuale...

Lëvizja Antibixhoz kërkon nga vendimmarrësit e vendit tonë që të marrin përgjegjësi individuale çdo njëri dhe kërkon që sa më shpejt të votohet ligji për lojërat e fatit. Që i njëjti të gjitha kazinot dhe bastoret sportive i detyron të largohen 500 metra larg nga institucionet arsimore e fetare.
“Ju, o vendimmarrës është koha të merrni përgjegjësi individuale për situatën e krijuar, bëni dallim ndërmjet plaçkitjes klasike qe u bëhet qytetarëve dhe industrisë se kumarit, obligoni ata që të s’postohen nga afërsia e të gjitha institucioneve arsimore, çerdheve dhe objekteve fetare.”, - deklaroi Jushi Emurllahu nga Lëvizja Antibixhoz.
Me ligjin e ri që pritet të votohet në Kuvend, vihet në dukje nevoja e forcimit të rregullave të nevojshme për dhënien e licencave, si dhe saktësimi se një shoqëri tregtare me një licencë organizon vetëm një lloj lojë fati. Nga Lëvizja Antibixhoz, më tej shtojnë se asociacionet që merren me organizimin e këtyre lojërave ju themi se jeta nuk është kumar e ua bëjmë me dije se parat nuk janë boshti i botës. Sipas LAB-it asociacionet për lojërat e fatit nuk u interesojnë punëtorët, por fitimet e tyre të majme.
VISAR SADIKU
