Botë
Sistemi bankar i qëndrueshëm, afaristët nga ShBA-të janë skeptik
17.03.2023 18:01
Sistemi bankar amerikan mbetet i qëndrueshëm dhe i sigurt pavarësisht falimentimit të “Silicon Valley Bank”....
Sistemi bankar amerikan mbetet i qëndrueshëm dhe i sigurt pavarësisht falimentimit të “Silicon Valley Bank”, javën e kaluar, tha ministrja e Departamentit të financave në ShBA, Janet Yellen. Sipas saj, parashikohet një sistem financiar i sigurt pavarësisht një jave të paqëndrueshme për aksionet bankare pasi rregullatorët amerikanë morën kontrollin e bankës, që u fokusua në start-up-et e teknologjisë.
“Sistemi ynë bankar mbetet i sigurt dhe amerikanët mund të ndihen të sigurt se depozitat e tyre do të jenë aty kur të kenë nevojë, pavarësisht që kaluam një javë të paqëndrueshme.”, - deklaroi ministrja e Departamentit të Financave në ShBA, Janet Yellen.
Megjithatë, afaristët mbeten ende te shqetësuar për tregjet e paqëndrueshme në burse.
"A është kjo një zgjidhje afatgjate? Nuk mendoj kështu. A ka kompani të tjera që kanë ekspozim ndaj problemit më të madh të sistemit bankar? Me shumë mundësi. Pavarësisht se ata thonë se sistemi bankar është i sigurt, ne afaristët vazhdojmë të jemi të shqetësuar.”, - theksoi afaristi në “Wall Street Peter Tuchman”.
Tronditjet e botës financiare pas kolapsit të dy bankave amerikane dhe krizës së Credit Suisse kanë shtuar shqetësimet për një krizë të re. Turbulencat në tregun financiar nuk kanë të mbaruar. Pas paketës miliardëshe për të mbështetur bankën e rënë në krizë, Credit Suisse në Evropë pasoi një aksion i koordinuar për të ndihmuar një bankë tjetër në ShBA që ra në krizë, Bankën Rajonale First Republic për shkak të problemeve me likuiditetin dhe humbjeve në bursë do të mbështetet me miliarda.
“Bankat zvicerane dhe veçanërisht bankat globale zvicerane, janë shumë të rregulluara dhe se Credit Suisse plotëson të gjitha kërkesat për kapital dhe likuiditet. Jemi shumë mirënjohës për besimin e Finmës dhe të Bankës Kombëtare të Zvicrës, që vendosëm të shfrytëzojmë lehtësirat, ne po kalojmë një transformim të madh si Credit Suisse në Bankën Rajonale, First Republic dhe duam ta mbështesim atë transformim.", - u shpreh CEO i Bankës zvicerane Credit Suisse, André Helfenstein.
Kjo masë është “shumë e mirëpritur” dhe demonstron forcën rezistuese të sistemit bankar, thuhet në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Financave në Uashington 11 banka të mëdha në ShBA, duhet të mbështeten me rezerva të pasiguruara në vlerë 30 miliardë dollarësh.
FARIJE DAUTI BAKIJU
