Maqedoni

Pendarovski, takime me Borell, Varhei dhe Lajçak

17.03.2023 18:15

Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur në takim Nënkryetarin e Komisionit Evropian Joseph Borel...

Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur në takim Nënkryetarin e Komisionit Evropian Joseph Borel dhe Komisionerit Evropian Varhei. E ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut, reformat dhe përfitimet nga antarësimi në Bashkimin Evropian janë temat që janë biseduar në takimin mes Presidentit Stveo Pandarovski dhe zyrtarët evropian. Poashtu presidneti pendarovski ka pritur në takim edhe Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak. 
 
Nga kabineti I presidetit bëjnë të ditur se situata në Kosovë, pritjet nga takimi Kurti-Vuçiq në Ohër, zhvillimet e fundit në rajon, ndikimi i pushtimit rus në Ukrainë si dhe domosdoshmëria e ruajtjes së stabilitetit rajonal janë temat që janë biseduar mes Presidentit Pendarovski  dhe perfaqesuesit special të BE-së, Miroslav  Lajçak. 
 
“Maqedonia e Veriut, si edhe më parë, në mënyrë aktive do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit rajonal për të siguruar paqen, stabilitetin dhe përparimin e rajonit. Në këtë drejtim, presidenti theksoi se vendi ynë mbështet dialogun Beograd-Prishtinë për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, duke theksuar se zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë imperativ absolut për të gjithë”,- citohet të këtë deklaruar Pendarovski.
 
Poashtu Pendarovski dhe Lajçak kanë disukutuar edhe për situatën aktuale politike në vend, ndërsa është theksuar rëndësia e sigurimit të dialogut politik konstruktiv dhe zbatimi i plotë i proceseve reformuese në fushat kyçe. 
 
Xhaferi, takime me Lajçak dhe Borrell
 
Përfaqësuesin special i BE-së i ngarkuar për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Llajçak, u prit edhe nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, me çrast Xhaferi ka shprehur kënaqësi që takimi i së shtunës në do të mbahet në Ohër. 
 
“Për mua, kjo gjithsesi paraqet simbolikë e cila ka rëndësinë e vet dhe po ashtu mirënjohje për pozitën ndërkombëtare të vendit tonë,” ka theksuar Xhaferi. 
 
Kryetari i Kuvendit realizoi takim edhe me Zhozep Borel, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
 
SANIJE DURAKU