Maqedoni
Kovaçevski: Çështjen e ndijshme tejkalohen përmes dialogut
18.03.2023 14:21
Vetëm përmes dialogut mund të tejkalohen dhe të zgjidhen çështjet e ndijshme mes shteteve...

Vetëm përmes dialogut mund të tejkalohen dhe të zgjidhen çështjet e ndijshme mes shteteve. Si politikan duhet të marrim vendime të rënda, por shtetërore, pasi ato sjellin progres për vendin, u apeloi palëve serbe dhe kosovare kryeministri i vendit Dimiar Kovaçevski nga Ohri.
Sipas tij, arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të ishte në dobi vetëm të këtyre dy shteteve, por në dobi të mbarë rajonit dhe Evropës.
“Dialogu është mjeti i vetëm për konsolidimin e rajonit dhe për integrimin evropian të dy vendeve. Një dialog i hapur që zgjidh çështjet e hapura nga aspekte të ndryshme ka një rëndësi të madhe për stabilitetin rajonal, ruajtjen e paqes dhe rrugën që çon drejt një të ardhmeje të begatë jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Pendarovski: Lajmet pozitive janë të mira për ë gjithë rajonin
Edhe presidenti i vendit Stevo pendarovski shpreson për arritjene një marrëveshje. Për rrjedhën e bisedmeve, Pendarovski i rezervuar. Tha jemi vetëm nikoqir dhe jo pjesë e bisedimeve.
“Ne jemi nikoqir, në shërbim të miqve tanë nga Prishtina dhe Beogradi dhe nënkuptohet që presim përparim dhe lajme pozitive, pasi nëse ka lajm pozitiv në fund të këtyre bisedimeve, në këtë sesion të Ohrit, ajo do të jetë lajm i mirë për të gjithë rajonin, jo vetëm për palët e involvuara”, theksoi presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Bashkimi Evropian zgjodhi Maqedoninë e Veriut si vend-takim, duke u bazuar në Marrëveshjen e Ohir vitin 2001 dhe Marrëveshjene Presëpës të vitit 2018, të cilat janë si shembuj më të famshëm të zgjidhjes së suksesshme të mosmarrëveshjeve në rajon.
ERSAN PAJAZITI
