Maqedoni
Asani: Zëri i lartë që del nga kufjet dëmton dëgjimin
18.03.2023 15:05
Ekspozimi i tepërt ndaj zërit të lartë nga kufjet mund të shkaktojë dëmtim të dëgjimit - të përkohshëm...

Ekspozimi i tepërt ndaj zërit të lartë nga kufjet mund të shkaktojë dëmtim të dëgjimit - të përkohshëm dhe të përhershëm. Ky fenomen gjithnjë e më i zakonshëm është tek të rinjtë, për shkak të kufjeve që amplifikohen në maksimum. Ekspertët thonë se ekspozimi afatgjatë ndaj tingujve mbi 90 decibel, që arrijnë mesatarisht kufjet, mund të çojë në pasoja të përhershme.
“Sipas rekomandimeve të OB të ORL-së, mbajtja e kufjeve për 8 orë me një intenzitet prej 85 decibelëve shkakton dëmtim të dëgjimit, por është në suazat e kohës dhe intenzitetit të decibelëve i cili është i tolerueshëm. Cdo mbajtje mbi këtë d.m.th shkakton humbje të dëgjimit. Jo vetëm që shkakton humbje të dëgjimit por shkakton d.m.th edhe një zhurmë e cila paraqitet permanent në veshët e këtyre grupmoshave vecanërisht grupmosha 13 deri 18 vjet”, u shpreh specialisti i ORL-së, spec.dr. Nexhat Asani.
Specialisti i ORL-së, Asani thotë se traumat akustike është kur vie një zë i cili është me një intenzitet mbi 120 decibelë. Ai thotë se trauma akustike paraqitet edhe në vendet e punës.
“Ka edhe traumë akustike të cilat janë për shkak të vendit të punës d.m.th tek ata që punojnë në uzina që është metalprerës, tek punëtorët që punojnë në organizimin e koncerteve dhe diskotekave të cilët janë me zhurmësi jashzakonisht shumë të madhe edhe të cilët një kohëzgjatje e cila është d.m.th për disa muaj e vite. Duhet patjetër ato punëtorë të vehen ekzaminim të matjes së dëgjimit në cdo gjashtë muaj për shkak se fillojnë të paraqesin simptomat e parë të traumës d.m.th të traumës akustike akute”, theksoi Asani.
Vështirësitë në të kuptuarit e të folurit pranë, zhurma në vesh, nervozizmi dhe dhimbjet e shpeshta të kokës janë disa nga simptomat më të zakonshme të humbjes së dëgjimit.
“Ato pacientë të cilëve zëri u vjen i mbyllur. Ato pacientë paraajmërojnë se në bisedë ku janë dy ose tre bisedues ato nuk janë në gjendje ta dëgjojnë zërin. Cdo herë bëjnë pyetje cfar tha,sit ha, kush tha. Nuk e marin zërin në mënyrë të rregullt sic e mer një njeri që nuk ka humbje të dëgjimit. Ato njerëz anë të hendikepuar dhe për atë duhet patjetër shoqëria dhe ne që merremi me këtë punë të kemi kujdes që mos të vijë deri te dëmtimi edhe më i madh i procesit të dëgjimit”, u shpreh Asani.
Përveç kufizimeve në dëgjimin e muzikës dhe paralajmërimeve që mund të ofrojë telefoni, rekomandohet përdorimi i kufjeve që vendosen mbi vesh. Është e rëndësishme t'i kushtojmë vëmendje higjienës së duhur dhe vendvendosjes të kufjeve, kontrollimi i cilësisë kur blejmë kufje. Po ashtu shkopinjtë e veshit të përdoren vetëm për përdorim të jashtëm për të mos dëmtuar kanalin e veshit.
SAFET ADEMI
