Maqedoni

Arritja e një marrëveshje Kosovë – Serbi, Ahmet: I shërben të ardhmes së shqiptarëve, rajonit

18.03.2023 15:27

Arritja e një marveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit mund të jetë një moment historik...

Arritja e një marveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit mund të jetë një moment historik që do ti shërbej të ardhmes së shqiptarëve por edhe mbarë rajonit.  Kështu e komentoi lideri I BDI-së Ali Ahmeti, arritjen  e mundshme të marrëveshjes mes kryeministrit  Kurtit dhe kryeministrit Vuçiq.
 
Sipas Ahmetit  nëse shtetet thirren në të kaluarën asnjëherë nuk mund të marrin vendimet e duhura për të ndërtuar të ardhmen e qytetarëve dhe shteteve. Kosova duhet të shkoj përpara drejt njohjes ndërkombëtare ndërsa edhe Serbia duhet të hap rrugë sepse s’mund të jetë pjes e familjes europiane pa u zgjidhur kontestet me Prishtinën zyrtare ka thën Ahmeti.  
 
“Kosova duhet të shkoj përpara drejt njohjes ndërkombëtare përfundimtare si shtet dhe avancimi i Kosoves dhe pranimi i saj në të gjitha institucionet ndërkombëtare, si në OKB për të vazhdur rrugtimin drejt antarësimit europian dhe NATO. Kjo që bëhet sot është në të mirë të dy vendve, të qytetarëve të Kosovës dhe Sërbisë. Edhe Serbia duhet të reflektoj edhe Serbia duhet të hap rrugë drejt antarësimit në BE. Nuk mund të ketë një Serbi brenda Europës pa I stabilizuar marrdhënjet në të gjitha fushat me Kosovën”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. 
 
Sipas Ahmetit roli i Maqedonisë së Veriut në këtë porces është si shtet kontribues në paqen, stabilitetin dhe sigurin ndërsa ai është pjesë e kampit pozitiv sepse beson në përkrahjen e trekëndëshit, SHBA, BE dhe NATO. 
 
“Nuk kam biseduar për detaje, por unë kam besuar dhe asnjëherë nuk jamë zhgënjyer në përkrahjen e shteteve të bashkuar të Amerikës , të BE-së dhe NATO-së si tre mekanizma paqebërës në Ballkanin Përëndimor. Sigurisht që për palët nuk është e leht dhe mendoj që e kanë parasysh se edhe ne kemi bër hapa e vendime që gjatë rrugës kemi qenë në presion që ata vendime mos merren. Por sot duhet të merret parasysh ardhmëria e jo e shkuara”, theksoi Ahmeti. 
 
Ahmeti mes tjerash ka shtuar se e gjithmon do të ketë qarqe të cilat duan që rajoni I Ballkanit Perendimor të jetë vatër zjarri , një vullkan aktiv që Ballakani Perendëimor të shkoj në regres dhe mos të ketë paqe.
 
Prandaj ai  ka  inkurajuar Kryeministrin Kurti për epilog pozitiv të dialogut mbi parimet e proklamuara të njohjes së ndërsjellë nga ndërmjetësuesit e BE-së që kanë qëllimin e sinqertë të ruajtjes së stabilitetit dhe ardhmërinë evropiane të mbarë Ballkanit Perëndimor. 
 
SANIJE DURAKU