Futboll

Lorik Cana dhe Etrit Berisha me paraqitje solide

10.02.2015 10:44

Lzio ka regjistruar humbjen e dytë me radhë në Serie A mbrëmë, pasi që u mposht në Olimpico nga Genoa, me rezultat minimal 0-1...

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi argjentinasi Diego Perotti për ekipin e Giampiero Gasperinit nga penalltia, për t’ia sjellur ekipit të tij fitoren e parë të këtij viti në Serie A dhe të parën pas 7 xhirove.

Herën e fundit, Genoa kishte mposhtur Milanin 1-0 më 7 dhjetor të vitit të shkuar.

Dyshja e kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe Etrit Berisha (si zëvendësues) u paraqitën në këtë ndeshje, duke u treguar solid, por se ekipi i tyre u mposht me penalltinë e Perottit që shënoi, pasi që portieri Federico Marchetti kishte ndalur në zonë sulmuesin e Genoas, Mbaye Niang.

Humbja, e lë Lazion në vendin e gjashtë derisa Genoa u ngrit në vendin e shtatë pas kësaj fitoreje.