Një tjetër medalje e artë për Tina Mazen
Medalje e tretë për Tina Mazen në Kampionatin Botëror në ski që po zhvillohet në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Bukuroshja sllovene fitoi medaljen e dytë të artë radhazi! Ajo dominoi në superkombinim dhe stoliset me medalje të artë pas asaj në lëshim me 6 shkurt, ndërsa ka fituar edhe të argjendtën në supersllallom me 4 shkurt.
Maze arriti e para në shteg me kohë të kaluar për 2:33.37 minuta e cila pati epërsinë 22 qindtat nga austriakja Nicole Hosp.
Kjo është medalja e katërt e artë në karrierë për sllovenen, pasi që më herët ka fituar edhe në sllallom të madh (2011) dhe në supersllallom të madh (2013).
Hosp bëri rrëshqitje fenomenale dhe përqafoi medaljen e argjendtë, si dhe sensacion më i madh ishte austriakja tjetër Michaela Kirchgasser që për 13 të qindtat ishte më e ngadalshme se vendi i dytë, e cila fitoi të bronztën dhe pas vetes la bashkëkombësen Anna Fenninger.
Zvicerania Lara Gut dhe austriakja Kathrin Zettel u renditen në vend të pestë përkatësisht të gjashtë.
