Botë
Ekuador: Rritet numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm
19.03.2023 13:58
Nga tërmeti i fuqishëm që goditi Ekuadorin shumë ndërtesa u shkatërruan...

Nga tërmeti i fuqishëm që goditi Ekuadorin shumë ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan dhe banorët nga paniku dolën në rrugë.
Sipas informacioneve të fundit, të paktën 12 persona humbën jetën në tërmetin me magnitudë 6.8 që goditi qytetin e dytë më të madh të Ekuadorit.
Shumë ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan dhe banorët nga paniku dolën në rrugë.
Tërmeti goditi rajonin bregdetar të Guayas dhe epiqendra ishte rreth 80 kilometra në jug të Guayaquil, një qytet me më shumë se tre milionë banorë.
