Maqedoni

Këshilli socio- ekonomik, ligj i ri për pagat në sektorin publik

19.03.2023 16:32

Ligji i ri për pagat në sektorin publik dhe negociatat për marrveshjen kolektive...

Ligji i ri për pagat në sektorin publik dhe negociatat për marrveshjen kolektive, do të jenë temë diskutimi në Këshillin Ekonomik dhe Socialme kërkesë të sindikatave.
 
Rreth njëqind e dhjetë mijë të punësuar në sektorin publik marrin pagë që është e njejtë me pagën minimale në vend, dhe janë pikërisht pagat e ulëta shkaku kryesorë që puntorët ikin jash vendit, thotë kryetari i Sindikats së Punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, Strpe Dejanovski.
 
Ai thotë për shkak të kësaj në sektorin  administrativ gjithnjë e mëshumë, numri i kuadrit  professional vjen duke u zvogëluar.
 
“Në ligjin për Pagat Minimale,kemi dy kritere sipas të cilave parashikohetrritja e pagës minimale çdo vit, pra, më shumë se viti paraprak. Kjo është për shkak të rritjes së  kostos së jetesës, rritjes së pagës mesatare. Pikërisht për shkak të inflacionit të madh që kishim në vitin 2022, kemi një rritje prej 12,55 % të pagës minimale dhe siç e ceka më herët, për shkak të inflacionit”, u shpreh kryetari i SPOGJSH-së, Strpe Dejanovski.
 
Nuk palnifikojmë të bëhemi vëzhgues nëseancë, por duam të shtrojmë në tavolinë  propozime konkrete tha Angel Dimitrov, kryetar i Kuvendit të Organizatës së Punëdhënësve. Sipas tij, rritja e pagave në sektorin publik,duhet të varet nga rritja e pagave në sektorin privat.
 
“Pagat në sektorin publikduhet të ndjekin rritjen e pagave në sektorin privat sepse kohën e fundit pothuajse të gjithë ne e mbështesim atë se kush do të marrë diçka prej buxhetit, kush sa subvencione do të marrë, ndërsa shumë pak mendojnë sesi ta mbushim buxhetin. Pra, nëse duam që sektori privat të ketë puntorë duhet të rritet numri i të punësuarve. Atëherë tu japim më shumë përparësi të punësuarve në sektorin privat”, theksoi kryetari i kuvendit të organizatës së punëdhënësve Angel Dimitrov.
 
Nga Sindikata e Punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, thonë se kanë kërkuar moratorium për punësim në sektorin publik, që tu jepet të punësuarve mundësi të përparojnë dhe shtysë për të vazhduar punën, të marrin paga më të mëdha dhe të qëndrojnë në vendin e tyre.
 
FARIJE DAUTI BAKIU