Maqedoni
Sëmundja e tuberkulozit, dy vitet e fundit rriten numrat e infektimeve, Islami: Vaksina BSG e domosdoshme kundër TBC-së
19.03.2023 16:54
Të dhënat e fundit të insitutcioneve shëndetësore tregojnë se ka indikacione...

Të dhënat e fundit të insitutcioneve shëndetësore tregojnë se ka indikacione të rritjes së numrit të infektimeve nga tuberkulozi, tek fëmijët.
Mjeku Orhan Islami thotë se shqetësuese është fakti që ka mungesë të kuadrit të kualifikur pediatric dhe si pasojë fëmijët vështirë diagnostikohen me tuberkuloz. Tuberkulozi është sëmundje ngjitësë shkaktar I së cilës është bacili I tuberkulozit, dhe i cili arrin në organizëm përmes rrugëve të frymëmarrjes.
“Dy vitet e fundit vërehët një trend i rritjes tek fëmijët me tubuerkuloz. Ne jemi të mendimit se fëmijët janë të diagnostifikuar si pasojë e vështirësive në diagnostikimin e tuberkulozit tek fëmijët për shkak të vecantive të tyre dhe mungesës së stafit të kualifikuar pediatric në mbarë vendin tonë”, u shpreh mjeku Orhan Islami.
Mjeku Islami potencon se në rrëzik më të madh për tu infektuar me tuberkuloz janë fëmijët nën moshën 2 vjecare, andaj këshillon për kujdes të shtuar në rast të infeksioit dhe përcjelljes së gjendjes shëndetësore tek foshnjet.
“Zakonisht tuberkulozi shfaqet mes moshës 1 dhe 4 vjec, dhe lloji më i shpesht i cili prëhapet është TBC pulomonare, është një lloj më i zakonshëm i TBC-së tek fëmijët. Sa i përket fëmijëve që zhvillojnë sëmundjen e tuberkulozit zakonisht e zhvillojnë brena një viti nga infektimi, prandaj paraqitja e tuberkulozit tek fëmijët është tregues i transmetimit së fundmi dhe të vazhdueshëm të tuberkulozit në komunitetin tonë”, theksoi Islami.
Simptomat më të zakonshme për këtë sëmundje janë kolla, ethet, mosngrënia e mirë anoreksia, humbja e peshës ose mosrritje, lodhje dhe humbja e dëshirës së fëmijëve për të luajtur.
“Simptomet në shumicën e rasteve tek fëmijët me tuberkuloz zhvillojnë një simptomatikë kronike të pa ndërprerë, pra simptomet që vazhdojnë më shumë se dy javë pa përmirësim të qëndrueshëm apo zgjidhje pas trajtimit të përshtatshëm për dijagnoza të tjera të mundshme psh me një antibiotic për pneumoni barna antimalarie për ethe ose mbështetje nutricionale për mosrritje. Simptomet më të zakonshme”, u shpreh Islami.
Mjeku Islami thotë se për tuberkuloz duhet të dyshohet kur përgjigja ndaj antibiotikëve të duhur konvencional është e dobët. Thekson se parandalimi i tuberkulozit tek fëmijët është vaksinimi i fëmijëve me BSG.
VLORA LATIFI TOPOJANI
