Maqedoni

Kumanovë: Vaksinimi i maturantëve kundër “Tetanusit”

19.03.2023 17:38

Në ambientet e Ambulancës në “Lagjen e Trimave”, po rrjedhë vaksinimi pa pengesa...

Në ambientet e Ambulancës në “Lagjen e Trimave”, po rrjedhë vaksinimi pa pengesa dhe probleme i maturantëve me vaksinat kundër sëmundjes infektuese “Tetanus”.
 
Siç na njoftuan nga ISHP”Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë, kjo vaksinë merret me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve të cilët çdo ditë mund të rrezikohen nga lëndime të ndryshme trupore apo edhe kafshim nga qentë endacak.
 
“I vaksinojmë maturantët me vaksinën “Tetatoks”, është një vaksinë e cila i mbronë nga lëndimet, kur flas për lëndimet don të thotë kur cdo rast që mundet ti ndodhë si, djegie, gërvishtje ose ndonjë kafshim nga qeni, sikur kishim raste në qytetin tonë si dhe qytete të tjera, pra për këto lloj raste jepet kjo vaksinë me qëllim mbrojtja nga sëmundje infektuese e Tetanusit ”, tha për TVM2, Canoska Ramadani.
 
Se sa është interesimi nga ana e nxënësve, konkretisht maturantëve, për TVM2, mjekja Hajra Canoska u shpreh.
 
“Ka interes, shumica e nxënësve, maturantëve janë të vaksinuar dhe kanë interes që ti marrin sepse vet janë të vetëdijshëm që cfarë rreziku i pret në të ardhmen nnë qoftë se nuk vaksinohen, kjo vaksinë zakonisht merret që nga mosha dy muaj e gjysmë dhe jepet tri herë, me kombinim të vaksinave tjera, pastaj rivaksinimi bëhet në moshën 18 muaj, në klasën e dytë, të nëntën dhe përfundimtarja në vitin e katët tek maturantët dhe këtu përfundon kalendari i imunizimit”, tha mes tjerash Dr Hajra Canoska Ramadani.
 
Ndryshe, sa i përket furnizimit me këtë lloj vaksine, nga ky institucion thonë se kanë sasi të mjaftueshme të vaksinave.
 
FATLUM AQIFI