Maqedoni
Maturantët kërkojnë reduktim të materialit, MASH javën që vjen takim me QSHI
19.03.2023 18:00
Lehtësim për provimin e matures shtetërore ose shkurtim të vëllimit të materailit...

Lehtësim për provimin e matures shtetërore ose shkurtim të vëllimit të materailit kërkojnë maturantët nga MASH. Kriza me kovid, mësimi online dhe kërcënimet për vendosje të bombave janë faktorët me të cilët janë përballur maturantët, që sipas tyre gjithë kjo situate ka ndikuar edhe në cilësinë e mësimdhënies.
Thonë që janë brezi më I dëmtuar sepse nuk kanë pasur asnjë vit shkollor pa ndërprejrje të mësimit. Kërkojnë të shqyrtohen kërkesat që kanë dhe të reduktohet materiali për dhënien e provimit të maturës shtetërore.
“Ne si maturantë mendojmë se është e patjetërsueshme të reduktohet ose të mendihet një alternativë tjetër sa i përket provimeve të maturës shtetërore sepse kemi humbur shum gjatë procesut arsimor nga kovidi nga greva nga bombat dhe këto kanë ndikuar se si dhe dsa kemi përcjell procesin arsimor”, u shpreh maturanti.
“Kemi humbur shumë orë dhemendoj se të mbahet matura shtetërore siç është mbajtur më herët është shumë e vështirë sepse kushtet në këtë katër vite i kemi pasur shumë më ndryshe kemi humbur shumë dhe mendoj se nuk do të ishte fer për neve ta mbajmëme matrialin e viteve të kaluara dhe mendoj se duhet të reduktohet materaili sepse kemi humbur shumë orë”, theksoi maturanti.
Për këtë çështje, edhe vetë ministri i Arsimit Jeton Shaqiri javën e ardhshme do të ketë një takim me Qendrën Shtetërore të Provimeve , institucion që përgatit të gjithë fazën për zbatimin e dispozitës shtetërore për të parë nëse duhet të zbatohet.
Ai shtoi se në takim duhet të diskutohet edhe për rregulloret ligjore, përkatësisht çfarë lejon ligji të ndryshojë në këtë moment në lidhje me kërkesat e maturantëve, pasi tashmë janë vendosur provimet e shtetit dhe provimet e maturës.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
