Maqedoni

Ahmeti dhe Taravari, përshëndesin planin e marrëveshjes Kosovë – Serbi

19.03.2023 18:22

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në rrjetin social Facebook shkruan se palët shprehën dakordësinë...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në rrjetin social Facebook shkruan se palët shprehën dakordësinë e shumëpritur për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Prishtin - Beograd, ky është lajm i madh dhe i shumëpritur që kontribuon në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
 
Ahmeti ndër të tjera ka falënderuar SHBA-të dhe BE-në për zhvillimin e negociatave më synim suksesin e përbashkët.
 
“Ky dialog tejkalon dimensionin bilateral, mbarëvajtja e suksesshme e tij me epilog njohjen e ndërsjelltë determinon orientimin europian të rajonit dhe rrumbullakëson shtetësinë e plotë të Kosovës. Inkurajoj palët të vazhdojnë këtë rrugë të mbarë me besueshmëri të plotë në faktorin ndërkombëtar deri në vendosjen e nënshkrimit në marrëveshjen finale në Bruksel, akt nga i cili nuk humb askush, por fiton ardhmëria e shëndoshë e paqes dhe progresit. Faleminderit SHBA dhe BE!”, thekson lideri i BDI-së Ali Ahmeti 
 
Pas marveshjes në Ohër në mes Kosovës dhe Sërbisë, ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari i cili e ka cilësuar si një marveshje që duhet të sjell paqe, por dhe kujton se duhet të permbushet me përgjegjsi.
 
“Si shqiptar por mbi të gjitha si një qytetar i botës, jam i gëzuar që Kosova dhe Serbia arritën të merren vesh. Qoftë kjo Marrëveshje vetëm fillimi i një rruge paqeje dhe përgjegjësie, sepse pa përgjegjësi nuk ka Paqe!”- thekson kryetari i ASH-së Arben Taravari.
 
Arritja e dakordsisës mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq është përshëndetur edhe nga shumë funksionar të tjrë të vendit. 
 
SANIJE DURAKU