Maqedoni
Sanohen gropat nëpër rrugët e Shkupit
10.02.2015 11:19
Ekipet e ndërmarrjes publike "Rrugë dhe rrugica" po i sanojnë gropat kryesore nëpër rrugët e qytetit dhe nëpër bulevarde...

Muajin e kaluar për këtë dedikim janë përdorur 125 tonë asfalt.
Qyteti i Shkupit sot informoi se janë sanuar gropat në bulevardet "Boris Trajkovski", "Nëna Terezë", "Ekspedita e Shkurtit", "Serbia", "Bulevardi jugor", "Aleksandri i Madh", "Koço Racin", "Hristian Todorovski Karposh" dhe në bulevardet "Jane Sandanski". Janë sanuar edhe gropat në rrugët "Pero Nakov", "16", "Brigada maqedonase", "11 Tetori", "Maxhari", "Shuto Orizarë", "Aco Shopov", "Brigada e tretë maqedonase", "Kozle", "Alija Avdoviq", "Pavel Shatev", "Skupi" dhe në rrugën drejt Vodnos së mesme.
Këto ditë është planifikuar që me asfalt të ftohtë të sanohen gropat në rrugët "Dame Gruev" dhe në bulevardin "Aradht partizane", si dhe në të gjitha rrugët e qytetit ku ka nevojë./mia
