Maqedoni
Parashikimi i motit
20.03.2023 09:04
Pjesa e parë e ditës do të mbizotëroj motiti i kthjellët në pothuajse gjithë vendin...

Pjesa e parë e ditës do të mbizotëroj motiti i kthjellët në pothuajse gjithë vendin, ku kalime të pakta të vranësirave pritet të ketë në zonat e thella malore. Parashikohet që pas mesdite dhe në vijim vranësirat e lehta të shfaqen përkohësisht në pothuajse gjithë territorin, por nuk do të mund të sjellin reshje. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi jugor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -3°C deri në 21°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti d të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 19°C.
