Botë

Shtatë ushtarë ukrainas e kanë humbur jetën në 24-orëshin e fundit

10.02.2015 11:21

Shtatë ushtarë ukraians e kanë humbur jetën, ndërsa 23 janë lënduar në 24 orët e fundit në përleshje me separatistët prorusë...

Shtatë ushtarë ukraians e kanë humbur jetën, ndërsa 23 janë lënduar në 24 orët e fundit në përleshje me separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, njoftoi armata ukrainase.
 
"Gjatë natës u rritën sulmet armiqësore ndaj pozicioneve ukrainase", deklaroi zëdhënësi ushtarak Anatolij Stelmah.
 
Një tjetër zëdhënës deklaroi se forcat qeveritare prej dje kanë qenë cak i 87 sulmeve. Luftimet janë posaçërisht të ashpra rreth qytetot Debalcevo, i e cila është qendër e rëndësishme rrugore dhe hekurudhore në verilindje të Donjeckut.
 
Forcat qeveritare shënojnë përparim në pjesën lindore të vendit. Batalioni vullnetar "Azov" njoftoi në rrjtetet sociale se ka ndërmarrë disa fshatra verilindore nga porti strategjik Mariupol, duke i dëbuar separatistët drejt kufirit rus.
 
Përfaqësues të Ukrainës, Rusisë, kryengritësve dhe OSBE-së sot më vonë do të ulen në tryezën e shumëpritur negociuese për zgjidhje të konfliktit./mia