Botë
Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, në balotazh caktohen dy kandidatë
20.03.2023 10:12
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, mbetet pretendenti kryesor për të rifituar një mandat tjetër...

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, mbetet pretendenti kryesor për të rifituar një mandat tjetër, ndonëse nuk arriti të merrte shumicën e nevojshme që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën.
Politikani veteran, i cili mori rreth 35% të votave do të përballet në balotazh më 2 prill me ish-ministrin properëndimor të ekonomisë, Jakov Milatoviç, që u votua nga 29.3 për qind e qytetarëve.
Kandidati i Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Andrija Mandiç, siguroi 19.1 për qind të votave, ndërkohë që pjesa tjetër u nda mes garuesve të tjerë. Sipas raporteve paraprake të vëzhguesve dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dita e zgjedhjeve kaloi e qetë dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar.
