Maqedoni

Qyteti i Shkupit, konkursi i hapur deri të martën

20.03.2023 11:16

Qyteti i Shkupit deri të martën do të pranojë oferta në lidhje me autobusët privat....

Qyteti i Shkupit deri të martën do të pranojë oferta në lidhje me autobusët privat. Konkursi për ndarjen e pakove të linjave për dhënien e lejeve për transportin e linjave të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit do të jetë i hapur deri të martën.

Siç njoftojnë nga qyteti i Shkupit, shpallja publike është për ndarjen e pakove të linjave dhe dhënia e lejeve për realizmin e transportit të linjave të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit, në pajtim me rrjetin e linjave të përcaktuara në Vendimin për transportin e linjave të udhëtarëve në qytetin e Shkupit. Qyteti sqaroi që bëhet fjale për pakon 1 (linjat 23, 45, 61, 63 dhe 73), pakon 2 (9, 11, 11A, 12, 47A dhe 55) dhe pakon 3 (19, 20, 22, 52 dhe 54). Afati për dorëzim do të jetë deri më 21 mars. Në konkurs sqarohet se hapja e aplikimeve të mbyllura të dorëzuara do të bëhet më datë 27 mars. Pakoja e linjave nga kjo shpallje jepet për një periudhë deri në 2  vite, me mundësi të vazhdimit të afatit, por jo më shumë se 5  vite.
 
Përndryshe, Qyteti i Shkupit shpalli thirrje të re për përfshirjen e autobusëve privatë në transportin publik të qytetit. Paraprakisht, më 1 mars, Qyteti i Shkupit njoftoi se do të shpallet një thirrje e tillë, por më pas theksuan se transportuesit nga “Sloboda prevoz” dhe “Makekspres” nuk do të mund të marrin pjesë në të për shkak të pengesave që dalin nga kontrata e ndërprerë, e cila ndalon pjesëmarrjen në thirrje publike nëse kontrata zgjidhet para datës së skadimit dhe për faj të tyre.