Maqedoni
Bekteshi: Nuk do të ketë shtrenjtim gjatë festave
20.03.2023 13:34
Qeveria prej 21 marsit do t’i ngrijë çmimet e orizit dhe vezëve, në përputhje me çmimet të cilët kanë qenë më parë gjatë muajit...

Qeveria prej 21 marsit do t’i ngrijë çmimet e orizit dhe vezëve, në përputhje me çmimet të cilët kanë qenë më parë gjatë muajit, ka njoftuar në takimin me gazetarë ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ngrirja e këtyre çmimeve do të bëhet sipas modalitetit të ngrirjes së çmimeve për bukën e bardhë dhe gjysmë të bardhë.
“Në mbledhje të Qeverisë, do të ngrijnë çmimet e orizit dhe vezëve, në përputhje me çmimet të cilët kanë qenë më parë gjatë muajit. Sa i përket sheqerit dhe miellit në përputhje me të dhënat e Doganës, në pjesën e çmimeve që importohen dhe që prodhohen, tani më ka zbritje dhe ky trend do të vazhdojë. Për këtë shkak, aty nuk do të marrim asnjë masë ngase presim çmimet vet të ulen. Në rast se nuk bëhet kjo nga tregtarët nga fundi i kësaj jave ose fillimit të javës tjetër do të pasojnë vendime plotësuese për sheqerin dhe çmimin e miellit.”, - deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ministri nuk i bëri publike çmimet e reja të ulëta të orizit dhe vezëve për të mos u lënë hapësirë tregtarëve të caktuar të përgatiten për vendime dhe bëri të ditur se çmimin e saktë do ta shpallë qeveria kur të merret vendimi. Ministri garanton se nuk do të lejojë që për shkak të rritjes së kërkesës të rriten çmimet për festat e ardhshëm fetare në vend.
“Nuk do të jetë çmimi i sotëm, por do të jetë një nga çmimet gjatë muajit mars, por nuk duam ta themi se kur, për shkak se mund prodhues të caktuar dhe tregtar të përgatiten, por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi besim te biznesmenët, por nuk do të donim të publikonim para se të merret vendimi i qeverisë. Do të jetë një nga çmimet që ka qenë në muajin mars. Nuk do të lejojmë rritje të çmimeve për shkak të rritjes së kërkesës për shkak të Pashkëve dhe Ramazanit.”, - theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Nga 28 shkurti është ngrirë çmimi i bukës, ndërsa prej para katër ditëve janë ngrirë çmimet e pastave dhe produkteve të qumështit. Ministri Bekteshi, tha se në vitin 2023 buxheti aktual për konsum minimal është 43.163 denarë dhe për t’u mbuluar shporta minimale nevojiten 2,1 paga minimale, e cila për këtë muaj është 20.175 denarë.
SAFET ADEMI
