Maqedoni
Kovaçevski: Masat për ngrirjen e çmimeve kanë bazë ligjore
20.03.2023 14:17
Masat e qeverisë për uljen e çmimeve sillen në përputhje me ligjin dhe ato duhet të respektohen, ka deklaruar kryeministri, Dimitar Kovaçevski....

Masat e qeverisë për uljen e çmimeve sillen në përputhje me ligjin dhe ato duhet të respektohen, ka deklaruar kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Ai njëherit potencon se vendimet për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore sillen në koordinim me odat ekonomike dhe kompanitë.
“Me marrëveshje xhentëlmenësh dhe me vullnet të mirë me përfaqësuesit e Odave ekonomike, sidomos të industrisë ushqimore të cilat prodhojnë produkte ushqimore bazë, u arrit marrëveshje xhentëlmenësh. Nëse dikush nuk e respekton, ka edhe bazë ligjore që të merren masa. Por, në shtet ku sundon demokracia dhe drejtësia, masat sillen në bazë të marrëveshjeve me odat ekonomike, siç janë sjellë edhe më parë ose në bazë të zgjidhjes ligjore që ka të bëjë me kufizimin e çmimeve, akcizave dhe tatimeve.”, - deklaroi kryeministri, Kovaçevski.
