Botë
Marrëveshja e Ohrit, të enjten Kurti raporton në Kuvend
20.03.2023 14:52
Të enjten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë në kuvend për takimin në Ohër...

Të enjten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë në kuvend për takimin në Ohër dhe marrëveshjen e dakorduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ndërkohë Kurti takoi në qeveri ambasadorët e vendeve mike, përfshi ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier. Ky i fundit mirëpriti marrëveshjen Kosovë-Serbi, ndërsa kërkoi nga kryeministri që të punojë me ShBA-në për zbatimin e Asociacionit. Ndërkohë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, njoftoi ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, lidhur me takimin në Ohër mes kryeministrit të
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Borrell njoftoi ministrat e jashtëm
Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Implementimi i Marrëveshjes së dakorduar do të jetë pjesë e rrugëtimit të dy vendeve drejt BE-së, ka deklaruar me këtë rast Borrell.
“Pas diskutimeve të gjata në fund arritëm marrëveshje e cila do të konsiderohet si pjesë përbërëse e rrugëtimit evropian për të dyja palët. Do të bëhet pjesë e kapitullit 35 të negociatave të anëtarësimit me BE-në për Serbinë dhe pjesë e dokumenteve dhe kërkesave për normalizim për Kosovën. Tani do të monitorojmë për së afërmi zbatimin. Të dyja palët janë shprehur se duan ta zbatojë dhe le të shohim se si do ta bëjnë këtë.”, - deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Për takimin e 18 marsit Kurti-Vuçiq në Ohër dhe planet për të siguruar zbatimin e marrëveshjes për të cilin u pajtuan palët, Borrell do të flasë edhe në samitin e BE-së që zhvillohet në Bruksel më 23 dhe 24 mars.
GYLTENE SINANI
