Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: Është përgjegjësi e të gjitha partive politike
20.03.2023 15:29
Të gjithë politikanët dhe partitë politike që në mënyrë deklarative mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian...

Të gjithë politikanët dhe partitë politike që në mënyrë deklarative mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, e kanë momentin ta dëshmojnë atë edhe realisht duke mbështetur ndryshimet kushtetuese. Kështu u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevki, i cili shtoi se përgjegjësia në këtë rast u takon të gjitha partive politike. Potencoi se ndryshimet kushtetuese janë të parapara me ligj dhe se e gjithë procedura është shumë e qartë dhe transparente. Procedura do të udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë me një grup ekspertësh që do të formohet së shpejti, në të cilin do të marrin pjesë të gjithë ekspertët dhe më pas i njëjti proces zbatohet në Kuvend, njoftoi Kovaçevski.
“Ndryshimet kushtetuese nuk janë që duhet t'i zbatojë një person i vetëm, nuk janë as proces i një partie politike, as proces i një qeverie, por është një proces i anëtarësimit në BE që është për të gjithë shoqërinë. Për të arritur një standard më të lartë, paga më të larta dhe që qytetarët tanë të mund të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së, por këtu, në vendin tonë në Maqedoni dhe të mos jetojnë në BE jashtë vendit, në vendet e tjera anëtare të BE-së.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski potencoi se ndryshimet kushtetuese janë detyrim që dolën nga Bashkimi Evropian, respektivisht nga propozimi francez. Miratimi i amendamenteve kushtetuese sipas tij janë obligime që dalin nga konkluzat që i miratoi Kuvendi e që janë pjesë e kornizës negociuese me 27 vende anëtare të BE-së, ashtu si kornizat e negociatave që vendet e tjera negociuese kanë detyrime t'i zbatojnë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
