Maqedoni

Dialogu strategjik ShBA-RMV, Osmani takon OJQ-të, i fton për bashkëpunim

20.03.2023 16:35

Organizatat joqeveritare janë njoftuar për së afërmi nga ministri i jashtëm, Bujar Osmani...

Organizatat joqeveritare janë njoftuar për së afërmi nga ministri i jashtëm, Bujar Osmani, lidhur me përfitimet e Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së. Siç njoftojnë nga ministria e jashtme, në fokus të bisedimeve  kanë qenë mundësia për bashkëpunim me sektorin joqeveritar në fushën e luftës kundër korrupsionit, sundimi të së drejtës,  mbrojtjen dhe sigurinë, investimet, energjinë dhe mjedisin jetësor.
 
“Plani i  aktiviteteve në kuadër  të Dialogut Strategjik  me ShBA-në përmban projekte  dhe aktivitete të shumta, zbatimi i të cilave do të kontribuojë në nxitjen  e mëtejshme të proceseve demokratike  dhe reformuese, si dhe në formimin  e institucioneve,  duke garantuar  kështu progresin e përgjithshëm të shtetit. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me sektorin civil edhe në këtë fushë, gjë që është në linjë  me transparencën tonë të deritanishme dhe zotimet  tona për të  forcuar rolin e organizatave joqeveritare në krijimin e politikës  së jashtme.”, -  ka thënë Osmani.
 
Dialogu Strategjik është  lançuar  në qershor të vitit të kaluar dhe ky plan duhet të zbatohet  në institucione të ndryshme të vendit deri në vitin 2033, nën koordinim të MPJ-së.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU