Maqedoni

Çair, “Mega Park” prej 30 mijë metrash katrorë

20.03.2023 17:19

Nesër fillon ndërtimi i “Mega Parkut” në Fushë Tophanë të komunës së Çairit...

Nesër fillon ndërtimi i “Mega Parkut” në Fushë Tophanë të komunës së Çairit. Parku përfshinë 30 mijë metra katror, ndërsa ndërtohet në bashkëpunim me komunën e Çairit dhe qytetin e Shkupit. 
 
“21 mijë metra katror do të jenë gjelbërim, kurse pjesa tjetër do të përfshijë dy fusha sportive rekreative si dhe dy hapësira për kafshët shtëpiake, ku qytetarët tanë do të kenë mundësi t’i mbajnë. Gjithashtu është e përfshirë edhe një fitnes zonë, si dhe 26 veranda në këtë hapësirë.”, - deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. 
 
“Duke filluar nga rruga “Brigada Maqedonase-Kosovare”, nga kryqëzimi te “Brigada e Dytë Maqedonase” deri në kryqëzimin me bulevardin “Xhon Kenedi”, ky park do të dallohet nga kjo që e shihni tani dhe qytetarët do kenë ku të kalojnë kohen e lirë.”, - theksoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
 
Komuna e Çairit në bashkëpunim me qytetin e Shkupit, thonë se do të vazhdojnë të investojnë në parqet të cilët nuk janë në gjendje të mirë. 
 
REJHANE METAJ