Maqedoni
Kuvend, VMRO bllokoi rritjen e pagave në gjyqësor
20.03.2023 17:41
Me 2.100 amendamente grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së e bllokoi katër ligjet...

Me 2.100 amendamente grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së e bllokoi katër ligjet që parashohin rritje të pagave të gjyqtarëve, prokurorëve publikë dhe këshillit gjyqësor e prokurorial.
Katër ligje ishin në rend dite në seancën e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, ndërsa pasi u konstatua se për secilin ligj janë dorëzuar rreth 500 amendamente, seanca është ndërprerë.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dajanço Eftimov, ka sqaruar se grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së dhe koalicionit nuk është kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, por vlerësojnë se rritja e pagave në gjyqësor duhet të jetë masa e fundit, jo masa e parë që duhet të bëjë kjo Qeveri.
