Maqedoni

Kuvend, amnistohen shkelësit e rregullave të pandemisë

20.03.2023 18:03

Deputetët me procedurë të shkurtër votuan propozim-ligjin për amnisti...

Deputetët me procedurë të shkurtër votuan propozim-ligjin për amnisti, i cili ka të bëjë me qytetarët që shkelën orën policore gjatë pandemisë Covid 19. 
 
Mbi 1.200 qytetarë ishin dënuar me mbi 1000 euro ose me burg, por pas miratimit të ligjit të burgosurit do të lirohen, ndërsa ata që kanë filluar ta paguajnë dënimin, nuk do të duhet ta paguajnë pjesën e mbetur të dënimit.
 
Në burgjet e vendit për këtë vepër aktualisht vuajnë dënimin 94 persona. Ligji nuk parasheh amnisti për personat juridik.