Botë
Gjykata në Strasburg e dënoi Britaninë e Madhe për shkeljen e të drejtave të të burgosurve
10.02.2015 12:58
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e dënoi Britaninë e Madhe për shkeljen e të drejtave të të burgosurve, sepse nuk u lejon të votojnë në zgjedhje...

Aktgjykimi ka të bëjë në rastin me më shumë se një mijë persona, të cilët kanë qenë në burg në kohën kur në vend janë mbajtur zgjedhje në nivele të ndryshme në periudhën mes vitit 2009 dhe 2011.
Gjykata kërkoi nga Qeveria britanike ta ndryshojë ligjin që e ndalon të drejtën e të burgosurve të votojnë në zgjedhje në burgjet mbarë Britaninë e Madhe.
Përfaqësuesi i Ministrisë britanike të drejtësisë sot sërish e hodhi poshtë aktvendimin.
"Qeveria gjithmonë ka qëndrim të qartë për këtë çështje, duke mbetur në pozitën se votimi i të burgosurve është punë për të cilën do të vendosë vetëm Britania e Madhe", deklaroi përfaqësuesi i kësaj Ministrie.
Kontesti i Londrës zyrtare me gjykatën e Strasburgut u ashpërsua pasi konzervativët euroskeptik në Qeverinë e kryeministrit Dejvid Kameron dhe deputetët në Parlament filluan të insistojnë për kthim të një pjese të autorizimeve që Britania e Madhe ia ka hedhur poshtë BE-së, me ç'rast në vend të parë gjenden punët e sektorit të drejtësisë.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësië megjithatë shprehu kënaqësi që Gjykata për të Drejtat e Njeriut i ka hedhur poshtë kërkesat për kompenzim dhe për pagesë të dëmshpërblimit për të burgosurit./mia
