Maqedoni

Ahmeti apel te maqedonasit, mos u friksoni nga ndryshimet kushtetuese

20.03.2023 21:11

Maqedonasit nuk duhet ti friksohen ndryshimeve kushtetuese dhe futjes së bullgarëve si kategori...

Maqedonasit nuk duhet ti friksohen ndryshimeve kushtetuese dhe futjes së bullgarëve si kategori kushtetuese sepse ajo i afirmon ata, duke fituar edhe legjitimitet ndërkombëtarë. Kjo ishte porosia e liderit të BDI-së Ali Ahmeti nga tubimi i partiak në Çair të Shkupit, duke theksuar se sëbashku edhe me shqiptarët shtetin duhet ta shpiejmë përpara.   
 
“Ndryhsimi i kushtetutës, futja e bullgarëve kategori kushtetuese përkundrazi i afirmon bashkëqytetarët maqedonas. Dhe nuk i minimizon dhe as nuk i mohon, përkundrazi fitojnë legjitimitet ndërkombëtarë dhe përkrah i kanë bashkëqytetarët e tyre shqiptarët në Maqedoni që bashk shtetin ta shpiejmë përpara. E ky shtet nuk është i njëanshëm vdiqën kohrat e vjetra që dalzotës të jetë vetëm njëra palë. Dalzotës jemi bashk këtu dhe bashk do ti shpiejmë prodceset përpara”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.             
 
Ahmeti: Fronti proevropjan nuk duhet ta friksoj askënd
 
Ahmeti njëherit theksoi se frontit për evropian duhet ti takojnë të gjitha subjektet shqiptare.   
                                                                                                                              
“Frontit për evropë nuk duhet ti friksohet askush. Kam folur edhe me zotin Mendu Thaçi, un kam folur edhe me Zotin Taravari, unë idenë ia kam paraqitur edhe zotit Gashi, porosi publike i kam çuar edhe Zotit Kasami, ti lëmë vogëlsirat të shohim ardhmërinë, të mos flasim dokrra por të kapemi për vepra kapitale, nuk mundemi ne ti ndalim njerzit të mos kërkojnë jetë më të mirë në europë, prandaj pa e bërë europën këtu njerzit asesi nuk mund ti ndalojmë”, theksoi Ahmeti. 
 
Ahmeti: Kosova legjitimoi edhe sovranitetin
 
Në këtë tubim edhe Ahmeti edhe minsitri i jashtëm Bujar Osmani u ndalën te marrveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë. 
 
“Albin Kurti është Anteu i Kosovës që duhet këtë marrveshje këtë dakordësi ta shpie përpara sepse përfundimisht Kosova lere që kishte legjitimitetin e pavarësisë e të shtetit por tanimë legjitimoi edhe sovranitetin që i kontestoheshte”, u shpreh kryetari Ahmeti. 
 
Osmani: Marrveshja e Ohrit pranim defakto i pavarësisë
 
“Fakti që u zgjodh pikërisht Ohri për tu përmbyllur një nga konfliktet më të rëndësishme në rajon dhe më të vështira në rajon, me pranim defakto të pavarësisë së Kosovës ishte mirënjohja më e mirë për rolin e ri të Maqedonisë së Veriut në skenën Ndërkombëtare. Ishte simbolika e mirënjohjes për marrveshjen e Ohrit, si marrveshja më e sukseshsme në rajon e ndërmjetësuar nga Uahsingtoni dhe Brukseli”, theksoi ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani. 
 
Ahmeti: Jam i kënaqur me ekzekutivin
 
Ahmeti u shpreh i kënaqur nga ekipi që e përfaëqson këtë parti në qeveri. 
 
“Unë jam krenar me këtë ekip që ka BDI në qeverinë e RMV-së”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. 
 
Mexhiti: Ahmeti po mban anën e Grubit
 
Por të njejtin mendim nuk e ndanë nënkryetari i kësaj partie Izet Mexhiti. Ai madje e fajsoi liderin e këlsaj partie se po mban anë. 
 
“Në BDI ka dy grupe, është grupi i zjarrit ashtu siç na ka quajtur kryetari, dhe është grupi i Artanit apo artanistët dhe për fat të keq pas 22 viteve është hera e parë që zoti Ahmeti ka marr anë, anën e artanistëve dhe më vjen keq që BDI ka ardhur në këtë derexhe”, theksoi nënkryetari i BDI-së, Izet Mehiti.
 
Grubi: Na lini të punojmë pa obstruksione
 
Por zëvendës kryeminsitri i parë Artan Grubi nga tubimi partiak tha se kërkon vetëm mundësinë për të punuar. 
 
“Duam vetëm të na e jepni mundësinë ta dëshmojmë veten, vetëm të na leni të punojmë të veprojhmë dhe zbatojmë me kritika po me sugjerime po me debat po por jo me destrukcione, jo me obstruksione jo me nëpërkëmbza tendencioze me struktura nëntoksore dhe mendësi monoetnike, përjashtuese dhe përçarëse për shqiptarët”, u shpreh zv/kryemisnitri Artan Grubi. 
 
Të pranishmive në këtë tubim iu drejtua edhe kryetari i kuvendit Talat Xhaferi i cili paralajmëroi miratimin e ligjit për lojrat e fatit ashtu siç ishte paralajmëruar nga kjo parti, në konsultim me lëvizjen anti bizoz. 
 
MERAL ISMAILI