Maqedoni
Parashikimi i motit
21.03.2023 09:02
Këtë të martë moti ka marrë një kthesë tjetër....

Këtë të martë moti ka marrë një kthesë tjetër. Priten vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Gjithashtu pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës ku temperatura minimale do të ulet në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 15°C.
Temperaturat do të rriten përsëri në ditët në vijim.
