Maqedoni

TVSh-ja ime, rritet nga 1.800 në 2.100 denarë

21.03.2023 12:10

Kthimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSh) për qytetarët me skanimin e llogarive...

Kthimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSh) për qytetarët me skanimin e llogarive fiskale përmes aplikacionit “TVSh-ja ime” rritet nga 1.800 në 2.100 denarë për një tremujor.
 
Deputetët dje kanë votuar ndryshimet ligjore me të cilat mundësohet kjo rritje.  Ndryshimet ligjore kaluan në seancën e Qeverisë në fund të dhjetorit 2022, por u ato kishin ngecur në Kuvend. Këto ndryshime priten tashmë tre muaj, përkatësisht që në seancën 115-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të mbajtur në fund të dhjetorit të vitit 2022, kur edhe u vendos që të rritet vlera e mjeteve të kthyera te qytetarët përmes aplikacionit “TVSh-ja ime”.