Maqedoni
Gjykimi për fatkeqësinë në Llaskarcë, vazhdon marrja në pyetje e ekspertëve
21.03.2023 14:20
Në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për rastin e aksidentit të autobusit të “Durmo Turs”...

Në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për rastin e aksidentit të autobusit të “Durmo Turs” në të cilin humbën jetën 16 persona dhe 37 të tjerë mbetën të lënduar.
Edhe këtë seancë, dëshmoi eksperti Zekirja Zekiri, pjesë ekipit i cili e ka kryer super-ekspertizën, i cili paraprakisht disa seanca mungoi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Për super-ekspertizën dhe mbrojtjen e saj, prokurori, avokatët e palës së dëmtuar dhe familjarët e viktimave në vazhdimësi shprehin pakënaqësi, për shkak se e gjithë faji i adresohet shoferit të autobusit. Super-ekspertiza që Gjykata e ka porositur në dhjetor të vitit 2021 u refuzua nga Fakultetet e shtetit, me sqarimin se ekspertët e tyre tanimë kanë marrë pjesë në ekspertizë paraprake dhe se nuk janë kompetentë për të njëjtën.
Procesi gjyqësor ka filluar në shtator të vitit 2019-të ndërsa pas përfundimit të marrjes në pyetje të ekspertëve, duhet të kalohet në fjalët përfundimtare dhe sjelljen e aktvendimit.
